Një modele e faqeve për të rritur ka bërë një gjest të pakëndshëm dhe të papritur në një qendër tregtare, e si pasojë ka nisur një hetim për të. Ajo ka ulur pantallonat, duke treguar kështu të brendshmet, vetëm për një fotografi provokuese.

Qendra Trafford në Manchester ka konfirmuar se ekipi i saj i sigurisë po heton incidentin, i cili ndodhi brenda kompleksit të blerjeve dhe argëtimit.

Një burrë, i cili ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë menaxhmentit të qendrës në fjalë, pretendon se në ato momente kanë qenë të pranishëm edhe fëmijë të vegjël. Ai e përshkroi situatën si një ‘paradë të tmerrshme’, e tashmë qendra ka konfirmuar se ka nisur një hetim.

“Kohët e fundit hasëm një zonjë duke i ulur pantallonat para blerësve në Qendrën Trafford. Do të jeni në gjendje t’a shihni përmes kamerave të sigurisë teksa bën këtë paradë të tmerrshme kur fëmijët dhe familjet ishin përreth”, thuhet në ankesën e burrit në fjalë.

Më pas, modelja e shpërndau foton në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Profili i gruas përmban shumë imazhe të tjera të një natyre të ngjashme, të bëra në vende publike, dhe ajo pretendon se është në një platformë për të rritur.

Ndërkohë qendra tregtare ka bërë një deklaratë zyrtare duke thënë se i ‘trajton raportet e kësaj natyre jashtëzakonisht seriozisht, veçanërisht aty ku siguria dhe mirëqenia e fëmijëve, familjeve dhe vizitorëve të tjerë mund të preken’.

“Çështja po hetohet nga ekipi ynë i sigurisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe mikpritës për të gjithë mysafirët dhe vazhdojmë të shqyrtojmë procedurat tona për të siguruar që ky standard të ruhet”, përfundon reagimin qendra Trafford.