Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana”, Vlerë Gjakova tregoi më tepër për rolin e saj si autore e “Trotuar” në “E Diell”, komentoi “BBV4” e shumë të tjera.
Tematikat nuk janë te dhuna psikologjike apo virtuale. Ka një rënie të dukshme, njerëzit kanë nevojë të flasin për tematika të sinqerta, reale, të vërteta.
Teksa komentoi trekëndëshin në njëfarë mënyre mes Valbonas, Laertit dhe Gban, Vlerë u shpreh:
Mendoj që Valbona ka emocione për G-Ban, por nuk i pëlqen strukturimi i karakterit, por ka atë tensionin, ndërsa te Laerti sheh anën intelektuale, por ka këto kalkulimet në jetën e saj dhe këtu është përplasja ku ajo e gjen veten paradite me dikë, pasdite me dikë. Kjo ndodh edhe në jetën e përditshme, dhe në fund nuk zgjedhim atë që duam, por atë që materializojmë, jo në formë të drejtpërdrejtë paratë, por t’i përshtatet mentalitetit të shoqërisë sonë. /TAR/