Vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk, më 10 shtator, ka shkaktuar një valë reagimesh në SHBA. Ngjarja solli jo vetëm panik shoqëror, por edhe masa të ashpra nga Departamenti i Shtetit, i cili ka vendosur të revokojë ose të mohojë vizat për ata që festuan publikisht humbjen e jetës së Kirk. Në këtë klimë tensioni, ish-guvernatori i Kalifornisë, aktori dhe biznesmeni i njohur Arnold Schwarzenegger, ka dhënë një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se SHBA rrezikon të kthehet shumë shpejt në një vend pa demokraci.

Duhet të kemi shumë kujdes të mos afrohemi pranë greminës. Sepse, një herë të rrëzohesh, aty poshtë nuk ka demokraci.

Schwarzenegger shtoi se qytetarët duhet të përdorin fuqinë e tyre për të ndryshuar situatën. “Populli ka fuqinë përfundimtare dhe kjo shprehet përmes votës”, theksoi ai, duke bërë thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhje. Në rrjetin social X, ai reagoi sërish, duke nënvizuar se shumica e njerëzve në botën reale tregojnë respekt, ndryshe nga pakicat që shpërndajnë urrejtje në internet. “Mos lejoni që platformat dhe influencerët të ju bindin se e keqja është shumicë. Ajo është një pakicë e zhurmshme që merr shumë vëmendje”, shkroi Schwarzenegger.