Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Nju Jorkut.
Figura ikonike e muzikës shqiptare, ka lënë gjurmë më zërin dhe interpretimin e saj në vitet 80’ dhe 90’.
Mbrëmjen e djeshme biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka publikuar një video të ikonës së muzikës ku shfaqet me një look të ri.
Në pamjet në fjalë, Parashqevia shfaqet me flokë të rregulluara dhe me make-up. Ndërkohë në sup mban flamurin shqiptar, të cilin në një moment e puth.
“Parashqevi Simaku falënderon veçanërisht kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti!”, ka shkruar Elton Ilirjani në postimin e tij në “Instastory”.
Ndërkohë për emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj.