Në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar një ditë më parë Shqipe Hysenaj, e cila habiti publikun me një deklaratë të papritur. Ajo përmendi emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Gjatë bisedës në studio me moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka, Shqipe tha se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të artistes.
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, u shpreh ajo, duke shtuar:
“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më”.
Sipas saj, në fillimet e karrierës Simaku ka qenë shumë e mirëpritur në rrethin muzikor dhe shoqëror, por me kalimin e viteve gjërat kishin ndryshuar.
Deklarata e Shqipe Hysenajt nuk kaloi pa reagime. Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, reagoi publikisht duke marrë në mbrojtje Simakun dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore.
Ai tha se kjo çështje do të përfundojë në gjyq, ndërsa për Shqipen u shpreh me tone të forta, duke e quajtur “askushi”.

“Parashqevi Simaku është legjenda e muzikës shqiptare! Një nga figurat më të dashura të të gjithë shqiptarëve! Të merresh me llafe dashakeqëse apo aq më ulët për klikime është çnjerëzore! Kjo bëhet edhe më e rëndë kur vjen nga “ASKUSHËT”, ka shkruar Eltoni në një postim në “Instastory”.
Më pas, përmes disa videove të postuara në rrjetet sociale, Ilirjani shprehet se shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.
Deklarata e Shqipes dhe reagimi i menjëhershëm i Ilirjanit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e quajnë deklaratën e Hysenajt si të tepruar dhe ofenduese, dhe të tjerëve që e shohin si një opinion personal të saj, edhe pse i bazuar në thashetheme.