Këngëtarja e njohur italiane, Gerardina Trovato, kishte disa vite që ishte shkëputur nga skena muzikore. Por në një moment, ajo vendosi që të dilte në rrjetet sociale, duke bërë një thirrje prekëse për ndihmë.

Gerardina shprehu dëshirën e saj për t’u rikthyer në jetë dhe në muzikë.

“Mos më braktisni”, ishte mesazhi i saj, që u shpërnda gjerësisht përmes një videoje në “TikTok”, ku ajo tregoi vështirësitë që kishte kaluar.

E njohur për zërin e saj të veçantë, Trovato kishte mbetur në hije për shkak të problemeve të rënda me shëndetin mendor, fizik dhe sfidave familjare.

View this post on Instagram

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

Pas një periudhe të gjatë ku jetonte vetëm me ndihma, disa nga këngët dhe performancat e saj të vjetra u bënë virale në rrjet, duke e rikthyer atë në vëmendjen e publikut.

Në një video selfie, Gerardina foli hapur për nevojën e saj për mbështetje, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve:

“Përshëndetje miq, unë jam Gerardina Trovato. Gjithmonë kam menduar se rëndësi kanë njerëzit. Dhe ne nuk do të ishim asgjë nëse nuk do të ishit ju. Mos më braktisni. Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse jeni forca ime. Faleminderit të gjithëve. Jam ende këtu dhe dua të jetoj”.

Thirrja e saj u mirëprit me shumë dashuri dhe solidaritet nga italianët, të cilët nisën ta mbështesin jo vetëm emocionalisht, por edhe financiarisht. Kjo mbështetje e riktheu këngëtaren në skenë, duke i dhënë një mundësi të re për të rifituar vendin që dikur mbante në muzikën italiane.

View this post on Instagram

A post shared by GERARDINA TROVATO (@gerardinatrovato_official)

Historia e Gerardina Trovato tregon fuqinë e komunitetit dhe rëndësinë e mbështetjes ndaj artistëve, duke rikujtuar se edhe ata që shkëlqejnë në skenë janë të cenueshëm dhe mund të kenë nevojë për ndihmë. Historia e saj është e ngjashme me artisten shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila po komentohet gjerësisht në rrjet.