Postimi i miliarderit të teknologjisë Elon Musk mbi paratë dhe lumturinë fitoi vëmendje të madhe në X. Ai shkroi se “paratë nuk mund ta blejnë lumturinë” dhe kaq mjaftoi që reagimet të shpërthenin. “Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”, shkroi Musk.

Ky koment ka shkaktuar një debat të madh në rrjet, ku shumë veta janë dakord dhe të tjerë tallen me të. Një përdorues thjesht pyeti: “Pra, nuk je i lumtur”? “Më jepni 1 miliard dollarë”, bëri shaka një përdorues. Rikujtojmë se Musk sapo është bërë personi i parë me një pasuri prej 800 miliardë dollarësh ose më shumë, pasi SpaceX bleu kompaninë e tij xAI.

Musk mohoi së fundmi çdo lidhje me Jeffrey Epstein. Miliarderi ka thënë se ai kurrë nuk e vizitoi “ishullin e frikshëm” të financierit, nuk udhëtoi me aeroplanin e tij “Lolita Express” dhe as nuk mori pjesë në festat e tij. Sqarimi erdhi pasi emri i Musk u shfaq në grupin e fundit të dokumenteve të lidhura me rastin Epstein. Musk lëshoi sqarimin në platformën e tij të mediave sociale X, ku tha se kishte kohë që kishte kërkuar publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët.

Ai pretendoi se ky qëndrim e kishte bërë atë një objektiv sulmesh nga ajo që ai e quajti “media të trashëguara” dhe “propagandistë të ekstremit të majtë”. Në postimin e tij, Musk tha se ishte i përgatitur të përballej me sulme personale për mbështetjen e publikimit të dosjeve, duke shtuar se mbrojtja e fëmijëve të cënueshëm ishte më e rëndësishme sesa reputacioni i tij.