Duket se Justin Bieber ka pushtuar botën. Vajzat adoleshente nga mbarë globi janë aq të dëshpëruara për të pasur një pjesë prej tij, saqë parfumi i ri i hedhur në treg i Bieber, i quajtur ‘Girlfriend’ shitet 1 copë në çdo 1 minutë. Sipas statistikat që vijnë nga shitjet e yjeve të tjerë, të cilët kanë lançuar produkte të ndryshme me emrin dhe imazhin e tyre, rasti i Justin Bieber përbën një rekord të vërtetë, që e rendit atë si numrin një në listën e yjeve që shesin më shumë përmes imazhit.
Dyqani i parfumeve të Justin pësoi një rritje drastike sapo u hodh në treg parfumi i ri, i cili po blihet në mënyrë masive në një shtrirje gjeografike shumë të madhe, duke përfshirë vende të ndryshme të botës.
Këngëtari i ri është bërë idhulli i shumë adoleshentëve në mbarë botën, që janë gati të bëjnë gjithçka për të pasur diçka prej tij.
10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com