Programi i sotëm i “Në Shtëpinë Tonë”, drejtuar nga Julka Gramo, Alban Musa dhe Linda Fishta ka ardhur me shumë nota humori.

I ftuar në puntatën e sotme, ka qënë Ervis Saliasi, parodisti i ‘’Portokalli-së’’, i cili përveç se ka treguar për rrugëtimin e tij artistik mes parodisë dhe muzikës, nuk i shpëtoi dot pyetjeve lidhur me kuzhinën dhe pjatën e preferuar.

Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur që këtë sezon gjendet pranë “Portokalli-së”, pavarësisht se është një ambjent dhe format i ri.

Ai tregon se pjata e tij e preferuar është mishi, ndërsa me pak humor tha se nuk i konsumonte ushqimet e detit, por nëse një vajzë do ta bënte që të hajë këto produkte, do të martohej me të.

“Produktet e detit nuk i kam provuar asnjëherë dhe nuk i konsumoj fare, por kush do më bëj mua të ha produkte deti, do ta martoj. Të shpresojmë që të jetë vajzë”, tha Saliasi.

Kujtojmë që Ervis Saliasi i është bashkuar kastit të “Portokalli” këtë sezon, duke sjellë situata mjaft komike në studio. Javën e kaluar, ai kishte të ftuar artistin e njohur, Vaskë Curri, me të cilin performoi në skenë.