Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklina Gjolla, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel. Ajo është vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatores së njohur, Alesia Bami.

Kjo e fundit e pyeti nëse është ndarë nga partneri pasi nuk i pëlqenin fotot e saj në “Instagram”. Duke qeshur, ajo u përgjigj se ‘është e vërtetë që Instagram-i im nuk është aq interesant sa unë, por jo’.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: A është e vërtetë që je ndarë nga partneri se nuk i pëlqejnë fotot e tua në Instagram?

Zhaklina Gjolla: Është e vërtetë që Instagrami im nuk është aq interesant sa unë, por jo, nuk është e vërtetë!

Alesia Bami: A është e vërtetë që në “Instagram”-in tënd vijnë gabimisht shumë mesazhe të drejtuar për Zhaklin Lekatarin?

Zhaklina Gjolla: Ka qenë e vërtetë, tani jo më. Nuk para ndodh më, por për një periudhë kohe po