Që kur lidhja e tyre u bë publike, ata u kthinë në dy personazhe mjaft të komentuar. Është fjala për këngëtarin e njohur, Shpat Kasapi dhe partneren e rij, Selvije Jao.

Kjo e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit foto apo video ku shfaqet së bashku me Shpatin.

E teksa lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, duket se ata janë gati të bëhen edhe prindër. Së fundmi Selvija i ka bërë Shpatit publikisht 3 kërkesa, mes tyre që të kenë edhe një bebush.

“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, ka shkruar Selvija përkrah një videoje të postuar në “Instastory”.

E këngëtari i njohur i ktheu menjëherë përgjigje, duke i thënë: “U kry”.