Joe Jonas ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij, Sophie Turner, pas 4 vitesh martesë.

Këngëtari 34-vjeçar ka dorëzuar kërkesën për t’i dhënë fund martesës me aktoren e “Game of Thrones”, në gjykatën e Miam-it, ditën e mërkurë.

Dokumentat e dorëzuara në gjykatë, të siguruara nga DailyMail, tregonë se Jonas ka cituar si arsye të ndarjes se martesë e tyre ka marrë fund dhe nuk mund të rikuperohet. Në letrat e gjyqit thuhet gjithashtu se çifti planifikon të ndajë në mënyrë të barabartë përgjegjësinë për kujdesin e vajzave, Willa 3-vjeç dhe vajzës 1-vjeçare, emri i së cilës nuk dihet.

Në kërkesën për divorc, avokati i Jonas ka deklaruar: “Eshtë në interesin e fëmijëve të vegjël që të dyja palët të ndajnë përgjegjësitë prindërore”.

Dokumentet pohojnë, gjithashtu, se palët kanë bërë një marrëveshje të vlefshme dhe të zbatueshme paramartesore, më 29 prill 2019, vetëm pak ditë para se të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.