Kanë kaluar tetë vite nga shkëputja e Meghan Makle nga bota e filmit, e mesa duket tani ajo është gati që të rikthehet në ekranin e madh.
“The Sun” shkruan se Dukesha e Sussex do të marrë pjesë në filmin “Close Personal Friends”, një prodhim i “Amazon MGM Studio”s, ku luajnë edhe Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larson.
Burime nga produksioni kanë bërë të ditur se Meghan do të luajë veten në një histori që ndjek jetën e dy çifteve, një të famshëm dhe një jo, ndërsa xhirimet po zhvillohen aktualisht në Pasadena, Kaliforni.
“Rikthimi në aktrim është një hap i madh për Meghan, e cila po kthehet në atë që ajo vërtet e do,” tha një burim për median britanike.
Sipas tij, pjesëmarrja e dukeshës është mbajtur në fshehtësi të plotë, ndërsa Princi Harry e ka mbështetur plotësisht vendimin e saj.
Kujtojmë se Meghan Markle ishte tërhequr nga aktrimi në vitin 2017, pak para fejesës me Princin Harry, për t’u përqendruar në jetën mbretërore.
Roli i saj më i njohur mbetet në serialin e suksesshëm “Suits”, ku bëri paraqitjen e fundit në prill 2018, një muaj para dasmës së tyre.
Që nga viti 2020, çifti mbretëror është tërhequr nga detyrat zyrtare dhe jeton në Kaliforninë Jugore me dy fëmijët e tyre. Ky projekt filmik shënon rikthimin e shumëpritur të Meghan në botën e kinemasë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e saj artistike.


