Modelja e njohur, Kate Moss, duket se është ndarë nga partneri i saj prej nëntë vitesh, Nikolai Von Bismarck. 50-vjeçarja thuhet se është larguar nga shtëpia në Londër që ndante me fotografin 37-vjeçar.

Një nga arsyet e ndarjes është mënyra e ndryshme e tyre e jetesës, pasi ai u përpoq të qëndronte larg alkoolit.

Një burim i paidentifikuar thuhet se i tha “The Sun” se marrëdhënia e tyre kishte ulje-ngritje për shumë muaj, derisa Moss vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe të ndahej me Bismarck.

“Ajo ndjeu se ata po shkonin në rrugë të ndryshme. Kate ende ndjen nevojën për të dalë dhe për të kaluar një kohë të mirë në Krishtlindje. Nikolai, edhe pse 13 vjet më i ri, gëzon një jetë më të qetë”, ka thënë burimi.

Moss filloi të takohej me Bismarck në vitin 2015, pas ndarjes së saj nga muzikanti dhe ish-bashkëshorti Jamie Hince. Në fakt, ajo ishte shoqe me nënën e tij, konteshën Debonnaire von Bismarck, për vite me radhë.

Modelja ka një fëmijë, 22-vjeçaren Lila Moss, me ish-partnerin e saj, Jefferson Hack. Lila merret edhe me modeling.