Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka ndarë gjatë karrierës së tij shumë momente personale me fansat, por tani jeta e tij duket se po hyn në një fazë të re.
Partnerja e tij prej rreth nëntë vjetësh, Georgina Rodriguez, duket gati të bëhet bashkëshortja e tij e përjetshme.
Në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, modelja e famshme publikoi një foto ku dorën e saj e kishte mbi dorën e Ronaldos, duke mbajtur një unazë.

Imazhin në fjalë e shoqëroi me mesazhin: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia të tjera”.
Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Georginës.
Kujtojmë se çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan “Gucci” në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.
Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.