Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje pas një aksidenti të lehtë automobilistik, ku ishin përfshirë një grua shtatzënë dhe vajza e saj 2-vjeçare, Braelyn. Fatmirësisht, asnjëra nuk kishte pësuar lëndime serioze, por vogëlushja ishte e tmerruar dhe qante pa pushim. Kapiteni Kevin Lloyd nga North Davis Fire District u përpoq ta qetësonte. Ai vuri re se Braelyn mbante në duar disa shishe manikyri dhe në vend që ta shpërqendronte me lodra apo biseda, e pyeti nëse donte t’ia lyente thonjtë.

Vogëlushja u qetësua menjëherë dhe nisi me entuziazëm t’i lyente thonjtë me ngjyra. Pak më vonë, në vendngjarje mbërriti edhe shefi i batalionit, Allen Hadley. Kur pa se çfarë po ndodhte, ai thjesht i zgjati dorën Braelyn-it dhe e la edhe ajo t’ia lyente thonjtë rozë. Brenda pak minutash, Braelyn kishte pushuar së qari, e kishte harruar frikën e aksidentit dhe po buzëqeshte teksa zgjidhte me kujdes ngjyrat për thonjtë e dy zjarrfikësve.