Këngëtarja e njohur M.I.A. ka bërë një deklaratë shokuese për reperin Jay-Z dhe kërkesën që ai kishte pasur për të kur artistja u bë pjesë e labelit të tij. M.I.A. ka pretenduar se Jay-Z i kishte thënë asaj që të bënte operacione plastike pas nënshkrimit të kontratës.
Në fakt këtë deklaratë, ajo e kishte bërë disa ditë më parë, por u kthye në vëmendje pas padisë që iu bë së fundmi Jay-Z për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare bashkë me Diddy-n në një nga festat e tij famëkeqe. M.I.A., emri i vërtetë i secilës është Mathangi ‘Maya’ Arulpragasam u tregua e sinqertë në lidhje me kërkesën e çuditshme të 55-vjeçarit kur ajo nënshkroi me kompaninë e tij diskografike, Roc Nation.
Edhe kur e kam takuar Jay-Z dhe nënshkrova me Roc Nation, gjëja e parë që më tha ishte të bëja operacione plastike. Unë nuk kam pasiguri sepse përndryshe do bëja ndërhyrje.
rapper MIA reveals that after she signed to roc nation, jay z told her to get plastic surgery because she wasn’t "pretty enough". pic.twitter.com/YF21YWopKK
— welp. (@YSLONIKA) November 30, 2024
Reperja iu bashkua listës së Roc Nation në vitin 2012 përpara publikimit të albumit të saj të katërt në studio, “Matangi”, në nëntor 2013. Në dhjetor 2013, M.I.A. njoftoi se ajo po largohej nga Roc Nation. Marrëdhëniet mes artistes dhe kompanisë besohet të kenë qenë të tensionuara pas një incidenti vitin e kaluar, kur një trailer për dokumentarin e M.I.A. u zbulua në internet nga regjisori Steve Loveridge. Roc Nation hoqi klipin promovues nga YouTube, me M.I.A. duke pretenduar se ka qenë “në listën e zezë”.


