Cruz Beckham i ka dërguar një mesazh pajtimi vëllait të tij më të madh, Brooklyn, mes tensioneve të vazhdueshme familjare:
“Shpresoj ta gjejmë njëri-tjetrin”.
Muzikanti 21-vjeçar ishte në Paris me partneren e tij, Jackie Apostel, përpara sfilatës së modës së nënës së tij, Victoria Beckham. Gjatë daljes së tyre, një gazetar e pyeti nëse kishte një mesazh për vëllain e tij, i cili mbushi 27 vjeç të mërkurën.
Cruz u përgjigj thjesht: “Gëzuar ditëlindjen”. Kur u pyet nëse e kishte kontaktuar, ai nuk u përgjigj, por tha se shpresonte që marrëdhënia e tyre të rivendosej.
Në të njëjtën kohë, tensioni në familje duket se vazhdon. Sipas raportimeve të huaja, Brooklyn Beckham thuhet se ishte i zhgënjyer nga fakti që prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, i uruan publikisht ditëlindjen në rrjetet sociale.
Familja e Victoria dhe David Beckham u përça, ndërsa raportohet se tensionet janë rritur me djalin e tyre, Brooklyn, dhe gruan e tyre, Nicola.
David Beckham postoi foto të fëmijërisë së të birit dhe shkroi: “27 sot. Gëzuar ditëlindjen. Të duam”. Disa minuta më vonë, Victoria Beckham ndau të njëjtën foto, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Brooklyn, të duam shumë”.
Megjithatë, Brooklyn dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, kishin kërkuar që të mos kishte postime publike nga familja, duke kërkuar që çdo komunikim të bëhej përmes avokatëve.




