Ditën e djeshme pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.
Në promon e “DWTS’ çdo gjë duket magjike dhe të gjithë konkurrentët, juria dhe moderatorët e këtij programi duken mahnitës. Ama nga ndjekësit është vënë re momenti ku Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri, të cilët kanë qenë ish-banorë në “BBV2” shfaqen me kurriz nga njëri-tjetri bashkë me balerinat e tyre profesioniste. Pas luftës së tyre për të fituar “Big Brother Vip 2” tashmë Ronaldo dhe Armaldo duket se janë gati për të luftuar për kupën e “Dancing with the Stars”.
