Vetëm pak ditë pasi ndau me ndjekësit lajmin e dhimbshëm për gjendjen e rëndë shëndetësore të të atit, DJ Dagz, ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë të jetës së tij. Babai i tij ka ndërruar jetë, pas disa ditësh në spital, ku ndodhej i intubuar dhe në luftë për jetën.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Einxhel Shkira, e cila ka publikuar në rrjetet sociale njoftimin zyrtar të familjes, përmes të cilit bëhet me dije edhe data e ceremonisë mortore.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Naim (Limon) Gumnishta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes. Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.