Joz Marku është përjashtuar ditën e djeshme nga shtëpia e Vëllait të Madh, pas një debati që pati me Gjestin, ku i bëri një ofendim shumë të rëndë. Për këtë Loredana ka qenë mjaft e mërzitur.

Përmes një postimi në Instagramin e Loredanës, familjarët e saj kanë reaguar:

Disa luajnë ndershëm, të tjerë kalojnë kufirin. Qëndro e fortë mes kaosit.

Kujtojmë, se babai i Loredanës pas një takimi me të bijën, në të cilën i ka shprehur hapur kundërshtinë e tij në lidhjen e sapoformuar të banores me Jozin, ka kërkuar të takojë edhe këngëtarin. Pavarësisht se i tensionuar, Jozi ka vendosur të pranojë një takim me të, megjithëse në hapat e parë të një raporti romatik me Lorin. Pas shkëmbimit të fjalëve përshëndetëse, babai i Loredanës ka hyrë drejt e në temë duke i kërkuar Jozit të shikojë rrugën e tij, duke nënkuptuar mosdakordësinë me lidhjen e tyre.