Mbrëmjen e djeshme, Klea Huta dhe Elgit Doda, i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë në martesë. Përballë familjarëve, miqve, kolegëve e mbi të gjitha para djalit Krid, ata i thanë “Po” njëri-tjetrit.
Momentet e tyre bënë xhiron e rrjetit duke na dhuruar dashuri përmes momenteve të bukura. Për dashurinë që mori, Klea ka ndarë një mesazh për të gjithë.
Teksa ndan disa nga momentet e dasmës, ajo falenderon ata që e përkrahën e sidomos Krid dhe Elgitin.
View this post on Instagram
“E lumtur dhe e plotësuar! Faleminderit çdokujt qe sot ndan këtë moment me ne, e lumtur t’ju kem. Faleminderit Zotit për çdo bekim, jam mirënjohëse! Elgit Doda Faleminderit ty për gjithçka.. Te dua! Gëzuar ditëlindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do përpiqen gjithë jetën te të dhurojnë vetëm kujtime te lumtura“, shkruan Klea në postimin e saj në “Instagram”.