Harper Beckham ka thyer heshtjen e saj pas reagimit shpërthyes të vëllait të saj të madh Brooklyn, i cili kishte në shënjestër prindërit e tyre, David dhe Victoria.

26-vjeçari bëri një deklaratë të fortë të hënën, në profilin e tij zyrtar në “Instagram”. Ai pretendoi se prindërit e tij kishin tentuar të minonin martesën e tij me Nicola Peltz, 31 vjeç.

Victoria thuhet se mbeti e shkatërruar kur zbuloi deklaratën, në të cilën Brooklyn akuzoi gjithashtu nënën e tij se kërceu ‘në mënyrë të papërshtatshme’ me të gjatë ceremonisë së dasmës së tij.

Deri më tani, ish-anëtarja e “Spice Girl” ka heshtur për akuzat e bëra nga djali i saj.

Ndërkohë edhe 14-vjeçarja ka heshtur rreth kësaj teme, por në “Instagram” ka bërë një postim ku ka lavdëruar vëllain tjetër, Romeo, për punën e tij si model në Paris.

Harper ka publikuar një fotografi të 23-vjeçarit teksa ecën në pasarelën e kryeqytetit francez gjatë Javës së Modës në Paris.

“Edhe një herë! Një tjetër shfaqje e mrekullueshme”, ka shkruar ajo, duke etiketuar të vëllain Romeo, i cili ka bllokuar Brooklyn në rrjetet e tij sociale.

Edhe manjatja e modës, Victoria, nxitoi të tregonte mbështetje për arritjen e djalit të saj, Romeos, duke postuar thjesht: “Krenare”, së bashku me pamjet e tij në pasarelë. Vëllai Cruz shtoi: “Ohhhhhh yeahhhhh”.