Drejtësia ka vendosur që të shpallë për herë të dytë fajtor ish-producentin e Hollywood-it, Harvey Weinstein, për përdhunimin e një gruaje.
Mediat e huaja shkruajnë se një gjykatë në Los Angeles i dha 70-vjeçarit të sëmurë dënimin me 24 vjet heqje lirie. Kujtojmë se fituesi i çmimit Oscar është duke vuajtur aktualisht në Nju Jork një tjetër dënim me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.
Weinstein u shpall sërish fajtor për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj. Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për agresion seksual. Ishin pretendimet e ngritura kundër tij në 2017-tën që nxitën lëvizjen #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar persona në mbarë botën të rrëfejnë përvojat e tyre të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.
Ish-proucenti i famshëm ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili mori Oscar-in për fotografinë më të mirë në vitin 1999.