Modelja e njohur, Angela Martini ka ndarë së fundmi disa detaje nga pikëpyetjet e ngritura lidhur me një situatë nga ata që i quajti si ‘armiqtë e saj në Tiranë’.

Angela ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shkruan se tani do të fillojë të tregojë një të vërtetë që të gjithë njerëzit meritojnë ta dinë, mbi një rasti të disa viteve më parë.

Modelja hedh akuza se një kompani me të cilën kishte bashkëpunuar për një reklamë, jo vetëm që nuk kishte zbatuar rregullat e pagesës, por edhe i kishte përdorur imazhin për rreth një vit.

Më pas Angela Martini shton se këtë rast abuzimi e ka vijuar përmes avokatëve të saj, për të ndaluar ligjërisht që imazhi i saj të përdoret përsëri nga kompania.

Sipas modeles shqiptare me famë ndërkombëtare, pas përballjes ligjore, kompania ka kryer veprime hakmarrëse, duke i bllokuar disa prej botimeve dhe artikujve për të.

Por nuk mbaron me kaq, Angela ka treguar se shumë vite më parë kur ishte ende e re, kishte patur një lidhje për rreth 2 javë me Fatmir Hysenbelliun, marrëdhënie e cila u ndërpre shpejt, pasi sipas saj “ka gjëra që një grua si ajo nuk mund t’i pranojë kurrë te një burrë si ai”.

Modelja më vonë mësoi që Hysenbelliu kishte një të dashur të cilën e tradhtoi për të qenë me të dhe Angela e zbuloi pasi ishin ndarë.:

“Një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij sot, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtetë. Ai pësoi një goditje të madhe në ego – përveç dështimit të tij si futbollist, ai dështoi edhe me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim të thellë. Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar, por sigurisht që unë kurrë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake në DM. Ishte një kohë kur isha e re dhe e pamatur dhe ai thjesht pati fatin të rrinte me mua rreth 2 javë”, shkruan Angela Martini në një nga postimet e saj.