Aktorja italiane, Caterina Murino, është bërë nënë për here të parë në moshën 48-vjeçare. Ajo është bërë e njohur për publikun me rolin e saj si vajza e Bondit në filmin “Casino Royale”.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas një rruge të gjatë të shoqëruar me vështirësi dhe përpjekje për të luftuar infertilitetin, Murino u bë nënë në gusht të këtij viti, duke lindur një djalë që e ka pagëzuar me emrin Demetrio Tancredi Rigaud Murino.

Screenshot
Screenshot

Ndërkohë postimin e saj në “Instagram”, 48-vjeçarja e ka shoqëruar me humor se macet e saj kishin “fituar një vëlla të vogël”.

“Demetrio lindi më 21 gusht 2025, në orën 18:17. Ne jemi mirë dhe shumë të lumtur, edhe pse të vetëdijshëm për netët pa gjumë që na presin”, shkroi Murino.

Aktorja ka folur hapur ndër vite për sfidat e saj me infertilitetin, duke e quajtur këtë periudhë një nga më të dhimbshmet e jetës. Vitin e kaluar, ajo rrëfeu se kishte ndjerë dëshpërim të thellë për pamundësinë e saj për t’u bërë nënë, por nuk e humbi shpresën.

Me mbështetjen e partnerit të saj, avokatit francez Edouard Rigaud, dhe përmes riprodhimit të asistuar, ajo arriti të mbetej shtatzënë.

Pavarësisht dy aborteve spontane që përjetoi më parë, shtatzënia e saj këtë herë kaloi pa komplikacione:

“Kam pasur një shtatzëni krejtësisht normale – pa diabet, pa pagjumësi, pa shqetësime”.

Me historinë e saj, Caterina Murino dëshiron të japë kurajo për gratë që përballen me të njëjtat sfida, duke i kujtuar se mrekullitë janë të mundura, edhe atëherë kur duken të paarritshme.