Modelja e famshme, Bella Hadid, është parë për herë të parë në publik të mërkurën, më 24 shtator, në rrugët e Parisit, vetëm disa ditë pasi publikoi disa fotografi e video ku tregonte për sëmundjen e saj.

Madje edhe e ëma, Yolanda Hadid, ndau detaje rrëqethëse për betejën e Bella-s me sëmundjen kronike Lyme. 28-vjeçarja dukej elegante dhe e qetë, veshur me një pardesy ngjyrë kafe, syze të zeza ovale dhe flokë të kapura pas me një shirit në ton kafeje.

Bella Hadid mbante me vete çantën “Coach Tabby Shoulder Bag 26 In Loved Leather”, e cila kushton rreth €470 ($495).

Kjo dalje e parë publike vjen në një moment delikat për modelen e famshme, që po fokusohet në rikuperim dhe kujdes për shëndetin. Në të njëjtën ditë, ajo ndau një postim në “Instastory” ku tha se ishte dita e saj e parë në palestër pas një kohe të gjatë, duke shkruar:

“Vetëm duke ecur, por gjithsesi! Po rifitoj qëndrueshmërinë”.

Ndërkohë Yolanda e ripostoi mesazhin me krenari: “Go Bella… një ditë e një hap”.