Një javë më parë banesa e modeles dhe këngëtares së njohur shqiptare në Turqi është grabitur, teksa Morena Taraku ndodhej me pushime në atdhe.

Siç u raportua në mediat turke, Hajdutët i kanë vjedhur artistes bizhuteritë e shtrenjta dhe disa gjëra të tjera me vlerë. Gjithashtu u bë e ditur se autorët janë larguar nga banesa e saj me shuma marramendëse.

Mirëpo së fundmi Morana ka bërë disa postime në “Instastory”, duke treguar se ndihet e zhgënjyer nga disa miqtë e saj të cilët nuk iu ka interesuar për ngjarjen e rëndë që asaj i ka ndodhur.