Influencuesja e njohur, Kate Cassidy, tërhoqi gjithë vëmendjen në ditën e parë të Coachella, duke u shfaqur me një stil të guximshëm dhe shumë të komentuar.

27-vjeçarja kishte zgjedhur një bluzë të gjatë në formë korseje, të kombinuar me një fund të shkurtër xhins që lidhej përpara, çizme kamoshi deri në gju dhe një çantë nga Dior.

Ajo pozoi në shkretëtirën e Indios dhe ndau momentet në Instagram me mbishkrimin:

Nata e parë e Coachella-s”.

Por përtej stilit, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është jeta e saj personale. Së fundmi, Kate ka lënë të kuptohet se mund të jetë gati për një fillim të ri, duke hedhur idenë për t’u bërë pjesë e reality show-t The Bachelorette përmes një videoje në “TikTok”.

Reagimet e fansave nuk munguan, me shumë prej tyre që shprehën entuziazëm për ta parë në një format të tillë.

Kujtojmë se ajo ishte në një lidhje dyvjeçare me këngëtarin Liam Payne, i cili ndërroi jetë në tetor 2024 në moshën 31-vjeçare, pas një rënieje tragjike nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Që prej asaj kohe, Kate ka ndarë shpesh reflektime për dhimbjen e humbjes, duke theksuar se Liam Payne do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, një fakt që, sipas saj, çdo marrëdhënie e ardhshme duhet ta pranojë.