Ditën e sotme Lore u zgjua me mendimin se kishte dëshirë që të bëhej lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Madje këtë dëshirë ajo ua tha edhe disa banorëve të tjerë, duke shtuar se nuk po i detyron që t’a votojnë, por t’a kenë parasysh.

E mesa duket Lore ka arritur që të bëhet liderja e radhës e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje në zarfin e bardhë që Vëllai i Madh futi sot në shtëpi, shkruhej se lideri do kishte një avantazh në lojë, por ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë para saj ishte Juela lidere dhe banorët u duk se u zhgënjyen nga mënyra se si ajo menaxhoi gjërat.

I pari që është mërzitur është Juxhini, pasi ai i kishte premtuar se do e ndihmonte të bëhej lider, nëse ajo mbante fjalën që do e dërgonte në akuarium, ku ishin të izoluar Brikena, Stelina, Mateo, Greta, Kristi dhe Miri.

Juela kishte të drejtën që të dërgonte një banor në akuarium, dhe zgjedhja e saj ishte Mali. Kjo lëvizje e saj nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.