Cristiano Ronaldo po shfrytëzon ditët e pushimit në krah partneres së tij, Georgina Rodriguez, vetëm pak kohë pasi mbylli një kapitull historik në karrierën e tij, duke konfirmuar se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit ku mori pjesë si futbollist.
Çifti ndau me ndjekësit një video në rrjetet sociale, ku shfaqen duke kaluar momente relaksi pranë detit, larg angazhimeve sportive. Në pamjet që u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, Georgina shfaqet me bikini të zeza, ndërsa Ronaldo shihet duke notuar dhe duke shijuar pushimet në shoqërinë e partneres së tij.
Videoja mori mijëra reagime brenda pak orësh, me fansat që komentuan harmoninë, atmosferën e qetë dhe momentet romantike të çiftit.
Pak para sfidës së Portugalisë ndaj Spanjës në Kupën e Botës, Ronaldo kishte bërë të ditur se ky do të ishte Botërori i fundit i karrierës së tij.
“Ky do të jetë Botërori im i fundit, por shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit. Ka qenë përvoja më emocionale që kam jetuar ndonjëherë në një Kupë Bote”, ishte shprehur futbollisti portugez.
