Pas më shumë se një dekade , Sophia Loren, do t’i rikthehet ekranit. Aktorja e famshme italiane do të luaj në dramën “The Life Ahead”, film që do të drejtohet nga djali i saj Edoardo Ponti.
Filmi në të cilin 86-vjeçarja do të luajë rolin kryesor, do të transmetohet në Netflix. Lidhur me rikthimin e saj në aktrim, Sophia është shprehur shumë e emocionuar e madje ka thënë se ëndrra iu bë realitet.
“Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr që u bë realitet. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra, ajo më kujton nënën time. ”, tha ylli i ekranit për Deadline.
Mediat e huaja shkruajnë se fituesja e Çmimit të Akademisë do të interpretojë një grua hebre dhe një të mbijetuar të Holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave. “The Life Ahead” pritet të mbajë një premierë botërore personalisht në Romë në fund të tetorit.
Ndërkohë Sophia Loren konsiderohet si një nga thesaret kombëtare të Italisë, pasi është ylli më i madh i filmit që ka dalë nga kinematografia italiane.