Emocionet në shtëpinë e “Vëllait të Madh” kanë arritur kulmin, me një moment dramatik që ka si protagoniste Eglin. Pas vendimit të Gjestit për të ndarë shtratin me Rizartën për dy javë, Egli ka qëndruar më shumë vetëm se sa me banorët e tjerë.
Madje edhe pse i tha mbrëmë Rozanës që do të flinte me të, ajo fillimisht shkoi dhe qëndroi vetëm në sauna dhe më pas u ul te divani blu në living.
Edhe gjatë ditës së sotme, banorja ka patur më shumë momente duke qëndruar vetëm dhe në heshtje se sa me pjesën tjetër të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Kujtojmë se Gjesti u sfidua nga “Vëllai i Madh” dhe ishte i detyruar të zgjidhte dikë tjetër për të fjetur për dy javë. Ai vendosi për Rizartën, një zgjedhje që duket se ka lënduar shumë Eglin.
E prekur dhe e zhgënjyer nga ky vendim, ajo ka refuzuar të flasë me banorët e tjerë dhe u shtri në tokë. Kur Gjesti iu afrua për ta pyetur nëse ishte mirë, ajo iu përgjigj shkurt:
“Po më vjen për të vjellë. Kam që mbrëmë, prandaj nuk dua të rri me njerëz”.
E ardhmja e marrëdhënies së saj me Gjestin dhe dinamika brenda shtëpisë mbeten të pasigurta, pasi tensionet mes banorëve vazhdojnë të shtohen, duke e bërë garën gjithnjë e më të paparashikueshme.