Këtë të premte u përhap në mediat e huaja lajmi se këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel.
Po mbrëmjen e së premtes, 31-vjeçarja është fotografuar me një mik të saj muzikant, teksa qeshte dhe luanin së bashku, shkruan "Us Weekly".
Por ajo që u ka bërë përshtypje të gjithëve, është fakti se Rihanna dukej krejtësisht e pakujdesshme në veprimet e saj me reperin A$AP Rocky, gjithashtu 31 vjeç.
Këngëtarja e famshme shfaqej e veshur me një pallto lëkure të madhe dhe me një palë këpucë të zeza, lëkure.
Kujtojmë se themeluesja e "Fenty Beauty" dhe ish-i dashuri i saj miliarder kishin 3 vite bashkë, duke e bërë këtë marrëdhënie më të gjatë se me atë me Chris Brown.
[gallery ids="964789,964790,958794,936773,965721,965722,965723,965724,964782,908106,908108,908099,908103,881794,881795,881790,881789,881787,881786,881784"]