Lionel Messi po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, pas ndarjes nga jeta të babait, Jorge Messi. Sipas raportimeve të mediave argjentinase dhe “Foot Mercato”, 39-vjeçari ka vendosur të marrë një pauzë pa një afat të përcaktuar nga futbolli. Vdekja e Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare, ka prekur thellë kapitenin e Argjentinës. Përveçse babai i tij, Jorge ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të Lionelit, duke e këshilluar dhe menaxhuar karrierën e tij që në hapat e parë.
Pas lajmit të trishtë, Messi u largua nga angazhimet me Inter Miami dhe udhëtoi drejt Rosario-s për të qenë pranë familjes në këto momente të vështira. Edhe pas ceremonisë mortore, futbollisti ka zgjedhur të qëndrojë në Argjentinë, pranë nënës, vëllezërve, bashkëshortes Antonela Roccuzzo dhe fëmijëve të tyre. Për momentin, rikthimi i tij në Shtetet e Bashkuara nuk ka një datë të përcaktuar.
E ardhmja e Messit me Inter Miami mbetet gjithashtu e paqartë. Raportimet e fundit sugjerojnë se ylli argjentinas po i jep përparësi familjes dhe procesit të përballimit të humbjes, duke lënë përkohësisht futbollin në plan të dytë.



