
Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, si dhe një ndër më të komentuarat në rrjetet sociale.
Prej disa kohësh ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve, për shkak se ka rënë shumë ne peshë. E tashmë ka një tjetër arsye për t’u komentuar.

Pasi u dobësua në mënyrë drastike, Fifi nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vendosur të shtojë një tjetër detaj.
Këngëtarja ka bërë një tatuazh të ri, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e shumtë në “Instagram”. Ajo ka postua një foto në “Instastory” ku tregon tatuazhin ku shkruhet “In vino veritas”, shoqëruar me një gotë verë dhe një trëndafil.

“In vino veritas” është një frazë latine që do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”, duke sugjeruar që një person nën ndikimin e alkoolit ka më shumë të ngjarë të thojë mendimet dhe dëshirat e fshehura.
Kujtojmë që Fifi para disa ditësh zbuloi se në muajin tetor do të sjellë duetin me Ermal Fejzullahun, që pritet të jetë një sukses i vërtetë.





