Një Talk Show mbi çështje të mprehta e tema që i flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe. Siç u zbulua vetëm pak minuta më parë, e ftuar këtë javë në “Goca dhe Gra” do të jetë Luana Vjollca.

Në premierën e këtij sezoni, ishte Mateo Borri, i cili pati mundësinë që të dilte për pak kohë nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”. Pasi fitoi mundësinë e një interviste në premierën e sezonit të 7 të “Goca dhe Gra”, ai foli më shumë për marrëdhënien me Brikenën, ku u shpreh se momentet më të bukura në shtëpi janë ato me të.

“Më duket sikur po shoh UFO. Dua ta fitoj vetë Big Brother. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur të vlerëson publiku. Publiku ka vlerësuar sjelljen time njerëzore. Unë i luftoj gjërat negative. Unë nuk do dorëzohem. Unë po luaj me zemër.

View this post on Instagram

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Kur jam me Brikenën ajo më ndan nga loja. Kur jam me të humb edhe shumë debate. Asaj ia kam thënë të gjitha. I kam thënë të uli pak egon. E kam shumë xhan. Dashuri me imponim nuk ka. Por nuk mora përqafim nga ajo, do ia jap unë me zor. Momentet më të bukura janë kur rri me Brikenën. Aty jam i rrethuar nga energji negative. Nga Rogerti, Miri dhe Artani ndjej energji negative. Ata janë pa karakter”, u shpreh ai.