Ronaldo Sharka është një ndër banorët më aktivë në shtëpinë e BBV Albania, që ngjall shpeshherë debate dhe jo vetëm.
Pas Olta Gixharit, ai ka thyer një rregull të Vëllait të Madh. Gazetari është futur brenda rulotit, duke thyer kështu rregullin e kamperit.
Armaldo ka qenë duke kërkuar për një palë syze por mesa duket nuk i ka gjetur dot.
Menjëherë, Ronaldo është futur brenda rulotës dhe ka nisur të kërkojë me ngulm syzet.
Mirëpo, ky veprim i gazetarit konsiderohet thyerje e rregullit të Vëllait të Madh. Përveç Oltës dhe Armaldos, nuk lejohet askush brenda kamperit.