Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në Nju Jork.

Lajmi është dhënë nga biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.

Kujtojmë se mbesa e Parashqevisë, Ina Simaku, ka deklaruar më herët se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.

“Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind”, tha ajo gjatë një interviste në “Ftesë në 5”.

Parashqevia do i rikthehet skenës pas një periudhe shumë të gjatë larg skenës, pasi u gjet në rrugët e Amerikës, ku jetonte si e pastrehë.

Ajo ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Pas kurimit, Simakut u shfaq e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.