Së fundmi, në një intervistë, reperi i njohur Fero ka folur për suksesin, jetën dhe familjen e tij. Këngëtari u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, ndonëse është zgjedhje e tij personale. I pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore.

Po normal, por tani unë flas me vajzën. Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë.

Ndërkaq, rikujtojmë se modelja e njohur, Arbenita Ismajli, njëkohësisht ish partnerja e reperit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në “Instagram” me një postim të fortë në “Instastory”, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim.

Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me Feron. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort”.