Pas javësh të mbushura me zhurmë mediatike dhe akuza të rënda, Conor McGregor dhe e fejuara e tij Dee Devlin janë shfaqur së bashku në ‘BGC Group Charity Day’ në Londër, duke lënë pas krahëve dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Çifti pozoi krah për krah përpara kamerave, teksa u bashkuan me emra të njohur në ngjarjen e përvitshme që mbledh fonde në nder të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit. Dee tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant blu, ndërsa Conor zgjodhi një kostum gri klasik.
Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pasi McGregor shpalli në rrjete sociale ambicien për t’u kandiduar për president të Irlandës, në një kohë kur emri i tij është lidhur me një sërë polemikash, nga rrëzimi i një apelimi për një rast civil, deri te publikimi i fotove intime nga reperja Azealia Banks, e cila e akuzoi për ngacmim seksual.
Edhe pse një video e Conor me një bionde misterioze në plazhin e Fort Lauderdale ndezi thashethemet për tradhti, Dee zgjodhi të mbështesë publikisht partnerin e saj. Ajo ndau një mesazh dashurie në Instagram, duke e bërë të qartë se vazhdon t’i qëndrojë pranë. McGregor dhe Devlin, me të cilën është i fejuar që nga viti 2020, kanë katër fëmijë së bashku dhe një histori dashurie që daton që nga viti 2008.