Reperi i famshëm, Eminem, ka pasur një marrëdhënie të komplikuar dhe shumë të tensionuar me nënën e tij, Debbie Nelson. Ky raport mes tyre ka qenë një nga temat kryesore të shumë këngëve të tij.
Në performancën e tij të fundit pas vdekjes së saj në moshën 69-vjeçare, Eminem interpretoi këngën “Without Me”, ku trajton këtë marrëdhënie të vështirë dhe gjithashtu iu referua asaj me një gjuhë të fortë, por pa përdorur fjalën e famshme “Fuck you, Debbie”, që ishte një nga vargjet më të njohura të këngës.
Kënga “Without Me” është vetëm një shembull i shprehjes së zemërimit dhe frustrimit të reperi me famë botërore ndaj nënës së tij, e cila ka qenë një figurë qendrore në shumë nga tekstet e tij.
Në vitin 1999, në këngën e tij të njohur “My Name Is”, ai gjithashtu e akuzoi Debbie për abuzim dhe neglizhencë.
Pas këtyre akuzave, Debbie e paditi për shpifje, duke kërkuar 10 milionë dollarë. Pas një periudhe të gjatë gjyqësore, ata arritën një marrëveshje që i dha asaj 25,000 dollarë, shumicën e të cilave shkuan për tarifat ligjore, duke e lënë atë me një shumë të vogël. Kjo histori pasqyron tensionet dhe dramën që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre gjatë viteve.