Aktorja e famshme e Hollywood-it, Sydney Sweeney, është ndarë nga i fejuari i saj, Jonathan Davino, pas 7 vitesh së bashku.

“The Sun” shkruan se kjo është ajo që bëjnë me dije miqtë e tyre, me çiftin që duket se kanë vendosur të ndërpresin lidhjen e tyre 7-vjeçare.

Vetëm pak kohë më parë, ata konfirmuan se kishin anuluar dasmën e tyre në maj, pa dhënë shumë detaje, me mediat që raportuan se krisjet mes çiftit duket se kishin filluar.

Ylli i “Euphoria”, 27 vjeç dhe 41-vjeçari Jonathan, nuk janë parë së bashku që nga janari.

Sydney gjithashtu ka fshirë dhe një foto ku shfaqej duke u puthur me producentin, gjë që duket se ka konfirmuar thashethemet.