Martesa 11-vjeçare e yllit hollivudian, Natalie Portman dhe regjisorit Benjamin Millepeid, ka marrë një goditje të fortë.
Sipas thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi, çifti ka vendosur t’i japë fund martëses pas spekulimeve se Millepeid e ka tradhtuar aktoren me një aktiviste klimatike, 25-vjeçaren Camille Étienne.
Reth dy muaj më parë, revista franceze “Voici” ka publikuar fotografi të Millepied dhe Etienne, teska shfaqeshin mjaft të afërt në zyrën e regjisorit.
Një burim për “US Weekly” ka raportuar se marrëdhënia e çiftit ka nisur të kriset që pas tradhtisë së 46-vjeçarit.
Vetëm një javë më parë, dyshja është forografuar e ndarë, edhe pse ka qënë përvjetori i tyre i martesës. Gjithashtu një tjetër detaj që shton dyshimet është edhe mungesa e unazës së fejesës në gishtin e aktores.
Ata përflitet se janë ndarë që vitin e kaluar por pavarësisht kësaj, janë munduar të zgjidhin problemet në martësë por duket e kanë rezultuar pa sukses.
Kuptohet që Millepied ka bërë të pamundurën që ta rregullojë marrëdhënien dhe të arrijë të marrë një falje nga bashkëshortja e tij.
“Ai e do shumë familjen e tij“, ka thënë një burim.
Sipas “Page Six”, Portman po mban gjithçka private dhe fokusi i saj më i madh momentalisht është të mbrojë fëmijët e saj.
Portman dhe Millepied janë takuar në xhirimet e filmit “Black Swan” në vitin 2009. Vetëm pas një vitit, ata bën publike fejesën e tyre.