Alina Boz është aktorja e famshme turke, e cila në vendin tonë u bë e famshme nga roli i saj "Hazall" në serialin, "Fate të kryqëzuara".

Pas sukseseve në karrierë, duket se tashmë ajo ka vendosur që të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e saj private.

Sipas mediave turke, edhe pse ajo është vetëm 20 vjeçe, është duke menduar që të martohet me partnerin e saj që është 17 vite më i madh.

Alina prej disa kohësh është në një lidhje me aktorin, Mithat Can Ozer, dhe ata janë diskutuar shumë për shkak të diferencës në moshë.

Boz dhe 37-vjeçari kanë dhënë së fundmi një deklaratë ku kanë zbuluar se sapo të kenë një date zyrtare do e bëjnë publike dhe dasma nuk do të jetë e fshehtë.

[gallery ids="883057,883056,883058,883059,883060,883061,883062,883063,883065,883066,883067,883069,883071,883074,883076,883078,883081,883083,883084,883086"]