Po qarkullojnë lajme se Fedez mund të bëhet baba për herë të tretë. Thuhet se e dashura e tij, stilistja Giulia Honegger, mund të jetë shtatzënë. Lajmi nisi nga revista Oggi, pasi çifti u pa me pushime në St. Moritz dhe Giulia shpesh mbulonte barkun me një batanije. Më pas, vetë Giulia e mohoi këtë zë, duke thënë se nuk është e vërtetë.
Fedez dhe Giulia janë bashkë që nga korriku 2025 dhe e mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes publike. Rikujtojmë, se ifluencerja dhe biznesmenia italiane, Chiara Ferragni u shpall e pafajshme për akuzën e mashtrimit në rastin e njohur si “Pandoro Gate”, ku ishte akuzuar se kishte mashtruar konsumatorët duke bërë të besonin se donacioni për bamirësi varej nga numri i pandorëve dhe vezëve të Pashkës të shitur. Në të vërtetë, donacioni ishte një shumë fikse e caktuar më parë.
Në një intervistë për Corriere della Sera, Ferragni ka përshkruar vështirësitë e dy viteve të fundit:
Kanë qenë dy vite ku gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq. Por gjithmonë kam menduar se do të kishte një fund të bukur sepse nuk kishte asnjë element për të folur për një mashtrim.” Chiara tregoi se zgjedhja për të qëndruar e heshtur ishte nga frika, sepse çdo fjalë e gabuar mund të kthehej kundër saj. Ajo theksoi gjithashtu zhgënjimin ndaj disa personave të afërt, përfshirë ish-bashkëshortin Fedez, nga i cili u nda gjatë këtij periudhe: “Kishte një ndarje publike në momentin tim të vetëm të nevojës, u ndjeva krejtësisht e braktisur. Vuajta shumë.



