Vetëm disa ditë më parë, Selena Gomez mori një vendim të papritur për Dua Lipën, duke e hequr nga “Instagram”-i. Por së fundmi i ka habitur të gjithë, pasi e ka mbështetur publikisht këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare.

Selena ka publikuar një fotografi me koleksionin më të ri të saj në bashkëpunim me Versace.

Në foton ku duket me një fustan dhe valixhe te zezë me pika te bardha dhe flutura shumëngjyrëshe, Gomez shkruan: “A little Versace/Dua moment” me një emoji flutur – (Pak Versace/momenti i Duës).

Në këtë postim ka reaguar menjëherë edhe Dua Lipa, duke komentuar: “angeeeeeeeel!!!!”.

Donatella Versace po ashtu nuk nguroi në komente duke shtuar: “You are STUNNINNGG!!” me emoji flutur dhe zemër të bardhë – (Ti je mahnitëse).