Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, e ka shprehur hapur dëshirën për të larguar nga shtëpia e “Big Brother Albania VIP 2”, dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”, Mikelën dhe Efi.

Pasi i kishte nominuar, tani u tregon banorëve se si është më e lehtë për t’i eliminuar.

“T’i nominosh ato me një që është i rrezikuar, për shembull me Arianën, prapë kanë mundësi të kalojnë. Kështu që nominoni ato, më nominoni dhe mua. Dal unë me ato në nominim”, u tha Luizi banorëve.

Efi dhe Mikela janë bërë pjesë e lojës si një konkurrent i vetëm.