Pasi Mali refuzoi të takonte babain e tij, Armela e ka ngushëlluar duke i qëndruar pranë e duke i treguar edhe ajo historinë e vështirë të jetës së saj.
Armela:
Shikoja mamin e vetme, që vuante për të më rritur dhe fajësoja babin. Isha shum e zmbrapsur, nuk pranoja ta takoja. Duke më shtyrë mami që të njihesha me të, i them falëminderit mamit që sot kam atë raport që kam me babin. Më ka sqaruar shumë gjëra, sidomos vitet e fundit sepse në fillim nuk mundesha ta pyesja për asgjë sepse kisha frikë se zhgënjehesha prapë.


