
Bes Kallaku është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Përveçse të bën për të qeshur në ekran apo nëpër intervista, ai humorin e tregon edhe në postimet e tij në rrjetet sociale.
E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka postuar disa fotografi ku ka pozuar krahas politikanëve të njohur në botë.
Fillimisht Besi publikoi në "Instagram" një foto ku shfaqej krah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. "Ca do bojm???", shkruante ai bashkëngjitur me foton, që kuptohet se është bërë me "photoshop".
Por ai nuk e la me kaq, pasi më vonë postoi një imazh me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke e cilësuar atë si "teze". "Me teze Angelen ?. (E parafunit si foto)", shkruan Kallaku në foton që mori mijëra pëlqime e qindra komente.
[gallery ids="863450,863449,863457,863452,958541,958542,958543,944303,891209,863464,863455,863458,863453,863451,863454"]